Jodie Turner-Smith kërkon divorc nga Joshua Jackson pas 4 vitesh martesë
Aktorja britanike, Jodie Turner Smith dhe aktori kanadez, Joshua Jackson duket se kanë vendosur t’i japin fund lidhjes së tyre. Ata u martuan në fund të vitit 2019 dhe mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një vajzë, në prill të vitit 2020, shkruan People, transmeton AlbanianPost. “Turner-Smith ka kërkuar gjysmën e kujdestarisë së përbashkët në […] The post Jodie Turner-Smith kërkon divorc nga Joshua Jackson pas 4 vitesh martesë appeared first on Albanian Post.

Aktorja britanike, Jodie Turner Smith dhe aktori kanadez, Joshua Jackson duket se kanë vendosur t’i japin fund lidhjes së tyre.
Ata u martuan në fund të vitit 2019 dhe mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një vajzë, në prill të vitit 2020, shkruan People, transmeton AlbanianPost.
“Turner-Smith ka kërkuar gjysmën e kujdestarisë së përbashkët në dosjen e saj”, ka thënë një burim pranë saj.
Dyshja ishin bashkë më 9 shtator për të festuar ditëlindjen e saj të 37-të në qytetin e New York-ut dhe gjithashtu u panë së fundmi në Javën e Modës në të njëjtin vend si dhe ishin pjesë e promovimit të automjetit elektrik “Lotus Emeya”.
Por, javën që lamë pas, Turner-Smith shkoi pa Jackson në “Albie Awards” të organizuar nga George Clooney.
Turner-Smith më parë zbuloi se ajo ishte një fanse e Jackson nga ditët e tij në “Dawson’s Creek” dhe se ata u takuan për herë të parë në festën e ditëlindjes së 40-të të Usher në vitin 2018.
“Kur takova për herë të parë burrin tim, ne patëm një qëndrim për një natë”, zbuloi aktorja në “Late Night” me Seth Meyers në vitin 2021.
Në gusht të vitit 2019, Jackson dhe Turner-Smith ndezën thashethemet për një martesë të afërt kur u duk se morën një licencë martese në Beverly Hills dhe më vonë konfirmuan se dyshja u martuan në dhjetor 2019.
Në prill 2021, aktorja e “Murder Mystery 2” zbuloi se ndjehej me fat që ajo dhe Jackson që gjetën njëri-tjetrin.
“Mendoj se është vërtet bukur të jesh me dikë që është kaq mbështetës dhe kaq i dashur”, tha ajo, duke shtuar, “ne jemi kaq të ngjashëm në shumë mënyra. Ne jemi si pasqyra për njëri-tjetrin. Dhe unë thjesht e dua shumë këtë qenie njerëzore”.
Në një intervistë të vitit 2022 dhënë për Forbes, Turner-Smith pati thënë se dëshironte të martohej me burrin e saj pas mbështetjes dhe dashurisë që ai i kishte dhuruar në vitet e para.
Kjo ishte martesa e parë për të dy aktorët.
The post Jodie Turner-Smith kërkon divorc nga Joshua Jackson pas 4 vitesh martesë appeared first on Albanian Post.