LV nuk merr pjesë në seancën për policinë

Deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) nuk kanë marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të së enjtes, ku po shqyrtohet një projektrezolutë për mbështetjen urgjente financiare për Policinë e Kosovës. Seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga partitë opozitare. Edhe një tjetër seancë për këtë çështje ishte thirrur më 12 tetor, por dështoi të […] The post LV nuk merr pjesë në seancën për policinë first appeared on ATV. The post LV nuk merr pjesë në seancën për policinë appeared first on ATV.

LV nuk merr pjesë në seancën për policinë

Deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) nuk kanë marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të së enjtes, ku po shqyrtohet një projektrezolutë për mbështetjen urgjente financiare për Policinë e Kosovës.

Seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga partitë opozitare. Edhe një tjetër seancë për këtë çështje ishte thirrur më 12 tetor, por dështoi të mbahej në mungesë të kuorumit, pasi deputetët e LVV-së e bojkotuan atë.

Rashit Qalaj deputet nga subjekti opozitar Partia Demokratike e Kosovës, tha se Policia e Kosovës është duke punuar në kushte të rënda dhe kjo sipas tij nuk duhet lejuar.

“Nga hyrja në fuqi, më 5 shkurt 2023, e Ligjit për paga në sektorin publik, zyrtarëve policorë u është ndalur shtesa e rrezikshmërisë, shtesë të cilën policët e Kosovës e kanë marrë gjithmonë në të kaluarën. Ky është një vendim i padrejtë, pasi ndikon drejtpërdrejtë në mirëqenien e tyre dhe të familjeve, por edhe në vullnetin dhe motivin përballë punës së përditshme sfiduese. Shuma totale vjetore e shtesave që kanë marrë policët e Kosovës ka qenë 16 milionë euro, ose 1.3 milion euro në muaj”, tha ai.

Pagat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nisin nga 210 euro në muaj për kadetët policorë, e deri në mbi 1.500 euro në muaj për drejtorin e përgjithshëm.

Në bazë të Ligjit, pagat për zyrtarë të policisë janë rritur nga 20 deri në 60 euro. Këtë rritje policia e ka quajtur minimale.

Përmes kësaj rezolute, PDK-ja kërkon që 15 ditë nga miratimi i saj të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Po ashtu, brenda 60 ditëve të miratohet projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 të mbulohet pagesa e sigurimit shëndetësor për zyrtarët policorë.

Zyrtarë të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, javën e kaluar kanë thënë se tendenca e PDK-se, nuk ka të bëjë më gjendjen e policisë, por synim i tyre, është “pushteti dhe jo interesi i shtetit”.

The post LV nuk merr pjesë në seancën për policinë first appeared on ATV.

The post LV nuk merr pjesë në seancën për policinë appeared first on ATV.