Shkup, aksident mes një veture dhe një autobusi të NTP-së, komunikacioni në bulevardin “KAÇKM” zhvillohet në një korsi

Një aksident trafiku në mes të autobusit të NTP Shkup dhe veturës së pasagjerëve ka ndodhur mbrëmë para mesnatës në bulevardin KAÇKM në Shkup, njofton MIA. Informacionet për gjendjen e pjesëmarrësve në aksident pritet t’i bëjnë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ambulanca, ekipet e së cilës kanë qenë të pranishme në vendin […]

Shkup, aksident mes një veture dhe një autobusi të NTP-së, komunikacioni në bulevardin “KAÇKM” zhvillohet në një korsi
Policia, sulm, aksident

Një aksident trafiku në mes të autobusit të NTP Shkup dhe veturës së pasagjerëve ka ndodhur mbrëmë para mesnatës në bulevardin KAÇKM në Shkup, njofton MIA.

Informacionet për gjendjen e pjesëmarrësve në aksident pritet t’i bëjnë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ambulanca, ekipet e së cilës kanë qenë të pranishme në vendin e aksidentit.

Sipas dëshmitarëve okularë, në autobusin e NTP-së nuk ka pasur pasagjerë.

Në udhëkryq ka ende mbetje të automjeteve të dëmtuara. Komunikacioni zhvillohet në një korsi dhe rregullohet nga policia rrugore.