I futi plumbin 16 vjecarit, flet i riu në Tiranë: E qëllova se më ngacmoi të dashurën

Zbardhen detaje të reja nga plagosja që ndodhi në Kamëz dy ditë më parë ku mbeti i plagosur një 16 vjeçar. Për këtë ngjarje sot u arrestuan Armir Hasaj 18-vjeç dhe shoku i tij, Xhorxh Çuni. Por përse e qëlloi adoleshentin që ndodhet i plagosur në spital? I riu ka deklaruar se sherri me 16-vjeçarin […]

I futi plumbin 16 vjecarit, flet i riu në Tiranë: E qëllova se më ngacmoi të dashurën

Zbardhen detaje të reja nga plagosja që ndodhi

në Kamëz dy ditë më parë ku mbeti i plagosur një 16 vjeçar.

Për këtë ngjarje sot u arrestuan Armir Hasaj 18-vjeç dhe shoku i tij, Xhorxh Çuni.

Por përse e qëlloi adoleshentin që ndodhet i plagosur në spital?

I riu ka deklaruar se sherri me 16-vjeçarin ka ndodhur për shkak se i mituri i ka ngacmuar të dashurën.

 

Fillimisht janë konfliktuar me njëri-tjetrin, pasi kishin lënë që të takoheshin për t’u sqaruar, por debati mes tyre ka degraduar dhe ka hapur bagazhin e makinës, ku mbante një armë kallashnikov duke qëlluar vetëm një herë në drejtim të të miturit. 16-vjeçari është në gjendje të rëndë për shkak se plumbi i kallashnikovit i ka shkaktuar dëmtime në gju.