KQZ certifikon zgjedhjet në Kukës, i jep mandatin e kryebashkiakut Albert Halilajt
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar zgjedhjet në Kukës, duke i dhënë Albert Halilajt postin si kryetar i Bashkisë për pak më shume se tre vjet. Kuksianët i besuan sërish Partisë Socialiste në zgjedhjet e 24 shtatorit. Albert Halilaj, kandidati i PS-së fitoi me një diferencë të madhe, 5594 vota, kundrejt kandidatit Emri Vata i […] The post KQZ certifikon zgjedhjet në Kukës, i jep mandatin e kryebashkiakut Albert Halilajt appeared first on Newsbomb Albania.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar zgjedhjet në Kukës, duke i dhënë Albert Halilajt postin si kryetar i Bashkisë për pak më shume se tre vjet.
Kuksianët i besuan sërish Partisë Socialiste në zgjedhjet e 24 shtatorit. Albert Halilaj, kandidati i PS-së fitoi me një diferencë të madhe, 5594 vota, kundrejt kandidatit Emri Vata i cili garoi nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Kjo diferencë votash më shumë se dy herë më e madhe se diferenca e votave të 14 majit të ish kryetarit, Safet Gjici përballë rivalit të tij demokrat.
Zgjedhjet e parakohshme në Kukës u zhvilluan për shkak të një skandali seksual të ish-kryetarit Safet Gjici.
The post KQZ certifikon zgjedhjet në Kukës, i jep mandatin e kryebashkiakut Albert Halilajt appeared first on Newsbomb Albania.