Krimet e Rënda me aksion në Prishtinë, raportohet për të arrestuar
Drejtoria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim dhe koordinim me organet kompetente të drejtësisë është duke zhvilluar një aksion në Prishtinë. Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se cak i aksionit janë persona të cilët dyshohet se janë marrë veprimtarinë e kundërligjshme për falsifikimin e dokumenteve. Të njëjtat burime njoftojnë se deri më tani janë […]

Drejtoria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim dhe koordinim me organet kompetente të drejtësisë është duke zhvilluar një aksion në Prishtinë.
Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se cak i aksionit janë persona të cilët dyshohet se janë marrë veprimtarinë e kundërligjshme për falsifikimin e dokumenteve.
Të njëjtat burime njoftojnë se deri më tani janë identifikuar dhe arrestuar tre persona, informacion ky që pritet të konfirmohet posa të përfundojë aksioni, raporton sinjali.
Po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të falsifikuara, mostra të gatshme për prodhim e gjësende tjera që janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.
Front Online ka kërkuar informata edhe në Polici, por të njëjtit deri në publikimin e artikullit nuk kanë kthyer përgjigje./Front Online