“S’ka dramë që s’u takuan Presidentët”, Lajçak: Partnerë të dialogut janë Kurti e Vuçiq

Emisari i BE’së Miroslav Lajçak gjatë një diskutimi në një panel të Forumit 2BS në Budva të Malit të Zi ka folur edhe për dialogun Kosovë -Serbi. I pyetur se kur pritet të vazhdojë, Lajçak nuk ka përmendur ndonjë afat por ka thënë se ky proces do të vazhdojë. “Do ta shihni, do ta shihni, […]

“S’ka dramë që s’u takuan Presidentët”, Lajçak: Partnerë të dialogut janë Kurti e Vuçiq
“s’ka-drame-qe-s’u-takuan-presidentet”,-lajcak:-partnere-te-dialogut-jane-kurti-e-vuciq

“s’ka-drame-qe-s’u-takuan-presidentet”,-lajcak:-partnere-te-dialogut-jane-kurti-e-vuciq

Emisari i BE’së Miroslav Lajçak gjatë një diskutimi në një panel të Forumit 2BS në Budva të Malit të Zi ka folur edhe për dialogun Kosovë -Serbi. I pyetur se kur pritet të vazhdojë, Lajçak nuk ka përmendur ndonjë afat por ka thënë se ky proces do të vazhdojë.

“Do ta shihni, do ta shihni, mos u brengosni” ka thënë Lajçak duke qeshur me pyetjen e moderatores.

Duke e komentuar faktin që Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk u takuan në Spanjë, Lajçak ka thënë se ata që dialogojnë janë Kurti e Vuçiq

“Nuk ka dramë rreth kësaj. Partnerë për dialog janë Kryeministri Kurti dhe Presidenti Vuciq. Ata janë njerëzit…natyrisht është gjithmonë mirë kur ka takim por duke i pasur parasysh rrethanat nuk do ta mbivlerësoja faktin se kësaj here s’pati takim. Gjithmonë është mirë që të kesh takim të mirë…” ka thënë Lajçak.