Basha në KiE për sulmin në veri të Kosovës: Të sanksionohet Serbia

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur fjalën ditën e sotme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku ka dënuar sulmin në veri të Kosovës dhe po ashtu atë të Hamasit në Izrael. Ai teksa ka folur për sulmin në veri të Kosovës nga një grup terrorist serb ndaj policisë tha se nevojitet […] The post Basha në KiE për sulmin në veri të Kosovës: Të sanksionohet Serbia appeared first on Newsbomb Albania.

Basha në KiE për sulmin në veri të Kosovës: Të sanksionohet Serbia

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur fjalën ditën e sotme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku ka dënuar sulmin në veri të Kosovës dhe po ashtu atë të Hamasit në Izrael.

Ai teksa ka folur për sulmin në veri të Kosovës nga një grup terrorist serb ndaj policisë tha se nevojitet një hetim ndërkombëtar për atë që ndodhi më 24 shtator dhe sanksione kundër Serbisë.

“Sulmi terrorist i 24 shtatorit në Kosovë ju ka rënë edhe një herë kambanave të alarmit, për arkitekturën e sigurisë në Evropë. Terroristët janë trajnuar në baza ushtarake në Serbi, armët janë kontrabanduar në Kosovë prej muajsh, me qëllim të provokojnë një skenar të ngjashëm me atë të Krimesë në 2014. 24 shtatori nuk mund të ndodhte pa implikimin e autoriteteve shtetërore në Serbi. Serbia ka nisur të realizoj idene e Botës Serbe.  24 shtatori, përpjekje për të detyruar ndryshimin e kufijve përmes ndarjeve de facto dhe rrëmbimit të territorit. Serbia dhe serbët përdoren si gurë shahu në lojën e ideuar nga Moska.

Zhytja e Ballkanit Perëndimor në kaos – minimin e krahut juglindor të NATO-s dhe hapjen e një fronti të ri në zemrën e Aleancës. Anëtarët e BE-së dhe NATO-s të mos e nënvlerësojnë apo të zvarritin trajtimin e këtij kërcënimi serioz.

Nevojitet një hetim ndërkombëtar për atë që ndodhi më 24 shtator, sanksione kundër Serbisë. Shtetet anëtare të BE-së nuk mund të veprojnë sikur asgjë  nuk ka ndodhur dhe  të ushqejnë me paratë e taksapaguesve evropianë një makineri shtetërore që punon për destabilizimin e rajonit dhe mbarë Europës. Katër vendet e mbetura të NATO-s duhet ta njohin Kosovën, si një kontribut për paqen në Evropë dhe të hapin rrugën për përfshirjen e saj në Partneritetin për Paqe dhe anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO”, ka deklaruar Basha.

The post Basha në KiE për sulmin në veri të Kosovës: Të sanksionohet Serbia appeared first on Newsbomb Albania.