Deklarata e fortë e gazetarit Ferdinand Dervishi: Gëzim Çela ka urdhëruar vrasjen e bankierit Artan Santo

Gazetari Ferdinand Dervishi ka bërë një deklaratë të fortë për “baronin e drogës”, Gëzim Çelën, për të cilin thotë se është njeriu që urdhëroi vrasjen e bankierit Artan Santo në mes të Tiranës. Ai tha në Top Channel se shkak për vrasjen e bankierit është bërë kapja e rreth 250 kg kokainë të nisur nga […] The post Deklarata e fortë e gazetarit Ferdinand Dervishi: Gëzim Çela ka urdhëruar vrasjen e bankierit Artan Santo appeared first on Ditar.al.

Deklarata e fortë e gazetarit Ferdinand Dervishi: Gëzim Çela ka urdhëruar vrasjen e bankierit Artan Santo

Gazetari Ferdinand Dervishi ka bërë një deklaratë të fortë për “baronin e drogës”, Gëzim Çelën, për të cilin thotë se është njeriu që urdhëroi vrasjen e bankierit Artan Santo në mes të Tiranës.

Ai tha në Top Channel se shkak për vrasjen e bankierit është bërë kapja e rreth 250 kg kokainë të nisur nga Kolumbia në Mal të Zi. Sipas tij, kolumbianët punonin me garanci monetare dhe kishin lënë në një bankë në Shqipëri garanci 2 milionë dollarë, garanci e lënë pikërisht nga Gëzim Çela.

Pas kapjes së lëndës narkotike nga DEA, një kolumbian erdhi që të marrë paratë e garancisë, por edhe ai u arrestua. Pra, kolumbianët humbën edhe drogën, edhe paratë e garancisë. Për t’iu treguar kolumbianëve që nuk ishte faji i tij, Gëzim Çela ka urdhëruar edhe vrasjen e Santos.

“Në vitin 2014, ndërkohë që ishte e angazhuar me Lazaratin, DEA ndiqte një ngarkesë droge prej 250 kg kokainë dhe vendos që të mos shkarkohet në Durrës, por të shtyhet edhe më tej në Mal të Zi. Aty kapet.

Në këtë histori asokohe ishin të përfshirë edhe kolumbianët. Ata punojnë me garanci. Nëse kokaina kapet, ata kishin lënë garanci në një bankë në Shqipëri 2 milionë dollar që të mos dilnin të humbur shumë. Kjo garanci e lënë pikërisht nga Gëzim Çela.

Pra u kap droga në Mal të Zi, ky iu kthente kolumbianëve garancinë. Meqënëse DEA këmbënguli, ai kolumbiani që erdhi për të marrë paratë u kap në Rinas dhe kështu ata pësuan një humbje të dyfishtë: sasinë e drogës dhe paratë e garancisë.

Në këtë moment është goditur prej këtij njeriu një bankier në qendër të Tiranës, vetëm për t’u treguar kolumbianëve që nuk ua kam bërë unë puçin. Nuk janë fajet e mija. Prandaj ky njeri quhet “baron i drogës”.

Dhe në atë kohë ministri Tahiri ka dalë dhe ka thënë publikisht që “kjo ishte një vrasje që duhej të dëgjohej larg”, pra në Kolumbi.

Kjo është historia e tij. Mua më rezulton që ky njeri i emëronte vetë shefat e Policisë sa ka qenë në lojë deri tani, përgjithësisht. Sigurisht që nuk e firmoste ky emërimin, por ndërhynte përmes deputetëve të zonës, përmes kryetarëve të bashkive, ndërhyrje të drejtpërdrejtë tek Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit apo dikush në pushtet.

Të gjithë shefat e komisariateve kanë qenë njerëz që bashkëpunonin me këtë njeri nga halli apo nga malli”, tha Dervishi.

The post Deklarata e fortë e gazetarit Ferdinand Dervishi: Gëzim Çela ka urdhëruar vrasjen e bankierit Artan Santo appeared first on Ditar.al.