Mbahet në Tiranë samiti i Procesit të Berlinit me ministrat e Jashtëm, Igli Hasani pret homologët (Axhenda)
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani pret sot në Tiranë ministrat e Punësve të Jashtme të Procesit të Berlinit. Kanë mbërritur krerët e delegacionëve. Në këtë takim pjesëmarrës janë; Komisioneri për Zgjerimi i KE, Oliver Varhelyi, ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, por dhe vendet anëtare të […] The post Mbahet në Tiranë samiti i Procesit të Berlinit me ministrat e Jashtëm, Igli Hasani pret homologët (Axhenda) appeared first on Newsbomb Albania.

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani pret sot në Tiranë ministrat e Punësve të Jashtme të Procesit të Berlinit.
Kanë mbërritur krerët e delegacionëve. Në këtë takim pjesëmarrës janë; Komisioneri për Zgjerimi i KE, Oliver Varhelyi, ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, por dhe vendet anëtare të procesit të Berlinit.
Takimi mbyllet në orën 12.20, ndërsa në 12.30 do ketë një konferencë të përbashkët mes Igli Hasani, ministres për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi.
Kujtojmë që ky takim vjen vetëm pak ditë para se në Tiranë, për herë të parë do të mbahet samiti i Procesit së Berlinit. Ky samit do të mbahet 16 tetor.
AXHENDA:
9:00 –09:30 Mbërritja e krerëve të delegacionëve
9:30- 10:15 Hapja e Sesionit I
10:45 Sesioni II
12:20 Mbyllja e takimit
12:30 Konferencë e Përbashkët për Shtyp – *Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, Ministrja për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi (Media pool, për të gjitha mediat e akredituara.
Arritje kryesore të Procesit të Berlinit janë:
Krijimi i Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO),
Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor (ËBCIF)
Krijimi i Korridoreve të gjelbra brenda rajonit dhe korridoreve të gjelbra midis BP dhe vendeve të BE-së,
Marrëveshja Roaming (implementimi filloi me 1 korrik 2021)
Marrëveshja për uljen e tarifave roaming midis BP dhe BE-së (implementimi filloi më 1 tetor 2023)
Tre marrëveshjet e mobilitetit janë arritje të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal në kuadër të procesit të Berlinit
The post Mbahet në Tiranë samiti i Procesit të Berlinit me ministrat e Jashtëm, Igli Hasani pret homologët (Axhenda) appeared first on Newsbomb Albania.