“Shqipëria bëhet apo…/ Adriatik Lapaj: Gur gur bëhet mur

I ndodhur para sulmeve të vazhdueshme nga figura të ndryshme politike, të cilët janë skeptik për qëllimet “e pasta”të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ka nxitur revoltën e Adriatik Lapajt. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ai tha se nuk po kërkon mandate, por theksoi faktin së nëse qeveria aktuale nuk reflekton, atëherë do të përballen […] The post “Shqipëria bëhet apo…/ Adriatik Lapaj: Gur gur bëhet mur appeared first on Newsbomb Albania.

“Shqipëria bëhet apo…/ Adriatik Lapaj: Gur gur bëhet mur

I ndodhur para sulmeve të vazhdueshme nga figura të ndryshme politike, të cilët janë skeptik për qëllimet “e pasta”të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ka nxitur revoltën e Adriatik Lapajt.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ai tha se nuk po kërkon mandate, por theksoi faktin së nëse qeveria aktuale nuk reflekton, atëherë do të përballen politikisht në zgjedhje.

“Nuk po kërkoj mandate, unë po them hajde bëhemi bashkë të gjithë. Unë dua që kjo të bëhet. Nëse nuk kjo nuk reflektohet atëherë do të përballemi, politikisht në zgjedhje. Gur gur bëhet mur.

Stacioni i parë ka një vendim që i detyron për të hequr herësin për ta hapur listat. Ka një tjetër vendim që i detyron brenda 12 muaj që i detyron të zgjidhin çështjen e votës së emigrantëve.

Aty do të nisin përballjet masive. E ka marrë Kushtetuesja të dyja vendimet . Pritet të mbledhin komisionet parlamentare.Populli duhet të jetë në këmbë për të lejuar votën e emigrantëve. Kjo është një çështje numrash.

Edhe socialisti i ndershëm nuk merret në konsideratë. Duke mos pasur opozitë, nuk iu duhet as mbështeteje e anëtëreve të tyre.

Pse duhet të mos ketë garë.Politika është rrotacion, stafetë”, tha Lapaj.

 

The post “Shqipëria bëhet apo…/ Adriatik Lapaj: Gur gur bëhet mur appeared first on Newsbomb Albania.