Ushtria shqiptare e dyta mes 37 shteteve në stërvitjen në Mbretërinë e Bashkuar

Ekipi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë është rënditur në vendin e dytë mes 37 vendeve pjesëmarrëse në stërvitjen ndërkombëtare “Cambrian Patrol 2023”, në Mbretërinë e Bashkuar. Ky lajm i mirë është bërë me dije nga vetë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili tha se është krenar për këtë arritje të Forcave të Armatosura. […] The post Ushtria shqiptare e dyta mes 37 shteteve në stërvitjen në Mbretërinë e Bashkuar appeared first on Newsbomb Albania.

Ushtria shqiptare e dyta mes 37 shteteve në stërvitjen në Mbretërinë e Bashkuar

Ekipi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë është rënditur në vendin e dytë mes 37 vendeve pjesëmarrëse në stërvitjen ndërkombëtare “Cambrian Patrol 2023”, në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky lajm i mirë është bërë me dije nga vetë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili tha se është krenar për këtë arritje të Forcave të Armatosura.

Ministri shton se djemtë e batalionit të dytë të këmbësorisë së Forcës Tokësore treguan karakter dhe aftësi fizike të jashtëzakonshme në malet Kambrian në Uells duke përshkruar 65 km në këmbë, të ngarkuar me rreth 35 kg pajime, në më pak se 48 orë.

“Krenar për ekipin e Forcave të Armatosura që u rendit në vendin e dytë, mes 37 vendeve pjesëmarrëse në stërvitjen ndërkombëtare “Cambrian Patrol 2023”, në Mbretërinë e Bashkuar.

Djemtë e batalionit të dytë të këmbësorisë së Forcës Tokësore treguan karakter dhe aftësi fizike të jashtëzakonshme në malet Kambrian në Uells duke përshkruar 65 km në këmbë, të ngarkuar me rreth 35 kg pajime, në më pak se 48 orë”, shkruan Peleshi.

The post Ushtria shqiptare e dyta mes 37 shteteve në stërvitjen në Mbretërinë e Bashkuar appeared first on Newsbomb Albania.